"Transkriptimi në çast dhe njoftimet e tingujve" i bëjnë bisedat e përditshme dhe tingujt rrethues më të qasshëm mes personave të shurdhër dhe atyre me vështirësi në dëgjim duke përdorur thjesht telefonin Android.
Në shumicën e pajisjeve, mund të hapësh "Transkriptimin në çast dhe njoftimet e tingujve" me këta hapa:
1. Hap aplikacionin "Cilësimet" të pajisjes
2. Trokit te "Qasshmëria"
3. Në varësi të veçorisë që dëshiron të përdorësh, trokit te "Transkriptimi në çast" ose "Njoftimet e tingujve"
Mund të përdorësh gjithashtu butonin, gjestin e qasshmërisë ose "Cilësimet e shpejta" për të nisur "Transkriptimin në çast" ose "Njoftimet e tingujve" (
https://g.co/a11y/shortcutsFAQ).
Transkriptimet në kohë reale⹠Një ndërfaqe e ridizajnuar e bisedës ofron komunikim më të rafinuar dhe më të lehtë të drejtpërdrejtë.
⹠Merr transkriptime në kohë reale në mbi 80 gjuhë dhe dialekte. Shto fjalë të personalizuara që i përdor shpesh, si p.sh. emrat ose artikujt e shtëpisë.
⹠Caktoje telefonin që të lëshojë dridhje kur dikush thotë emrin tënd.
⹠Shkruaj përgjigjet në bisedën tënde.
⹠Përdor mikrofonat e jashtëm që gjenden në kufjet me tel, kufjet me Bluetooth dhe mikrofonat me USB për sinjal më të mirë të audios.
⹠Në telefonat e palosshëm, shfaq transkriptimet dhe përgjigjet e shkruara në ekranin e jashtëm, në mënyrë që të jetë më e lehtë të komunikosh me të tjerët.
⹠Zgjidh që t'i ruash transkriptimet për 3 ditë. Transkriptimet e ruajtura do të qëndrojnë në pajisjen tënde për 3 ditë, në mënyrë që të mund t'i kopjosh dhe ngjitësh diku tjetër. Si parazgjedhje, transkriptimet nuk ruhen.
Njoftimet e tingujve⹠Merr njoftime për tingujt e rëndësishëm përreth teje, si p.sh. kur bie një alarm tymi ose kur qan një foshnjë.
⹠Shto tinguj të personalizuar për të marrë njoftime kur pajisjet e tua të lëshojnë tinguj "bip".
⹠Rishiko tingujt nga 12 orët e fundit për të kontrolluar se çfarë ka ndodhur përreth teje.
Kërkesat:⹠Android 12 e lart
"Transkriptimi në çast dhe njoftimet e tingujve" është krijuar në bashkëpunim me Universitetin Gallaudet, universiteti kryesor në SHBA për personat e shurdhër dhe ata me vështirësi në dëgjim.
Ndihma dhe komentet⹠Për të dhënë komente dhe për të marrë përditësime për produktet, bashkohu në "Grupin e Google për qasshmërinë" në
https://g.co/a11y/forum⹠Për ndihmë në lidhje me përdorimin e "Transkriptimit në çast dhe njoftimeve të tingujve", lidhu me ne në
https://g.co/disabilitysupportNjoftimi për lejetMikrofoni: "Transkriptimi në çast dhe njoftimet e tingujve" ka nevojë për qasje te mikrofoni për të transkriptuar ligjërimin dhe tingujt përreth teje. Audioja nuk ruhet pasi të përpunohen transkriptimet ose tingujt e njohur.
Njoftimet: Veçoritë e "Njoftimeve të tingujve" kërkojnë qasje te njoftimet për të të njoftuar për tingujt.
Pajisjet në afërsi: "Transkriptimi në çast" ka nevojë për qasje te pajisjet në afërsi për t'u lidhur me mikrofonat me Bluetooth.
Shërbimi i qasshmërisë: "Njoftimet e tingujve" përdor Accessibility Service API për të ekzekutuar shërbimin e zbulimit të tingujve në sfond dhe për të aktivizuar qasjen e shpejtë nëpërmjet butonit ose gjestit të qasshmërisë të pajisjes. Kjo API nuk përdoret për të lexuar, mbledhur ose ruajtur përmbajtjen e ekranit ose informacionet personale.